Dhunë në familje, arrestohet një person në Ferizaj
BKT
Kronika

Dhunë në familje, arrestohet një person në Ferizaj

M.Sh/RTKive

Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka arrestuar mbrëmë një person pas dyshimit se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Sipas njoftimit. Në ora 23:45 policia ka pranuar një informacion se në rrugën ‘`RIfat Berisha‘’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje me lëndime trupore.

“Policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin J.A i moshës 29 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje dhe lëndime trupore ndaj bashkëshortes së tij Y.A e moshës 27 vjeçare, e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

Kjo e fundit të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Ps intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar - Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”, njofton Policia e Kosovës .


MË SHUME NGA Kronika