Nuk e duan hoxhën e ri, dhunë në xhaminë e Halabakut
M.Sh/RTKlive
Në fshatin Halabak të Podujevës ka ndodhur një incident për shkak të imamit të ri, të cilin e kishte caktuar Bashkësia Islame e Kosovës. Mosmarrëveshja ndërmjet xhematit të xhamisë ka ndodhur në kohën kur disa qytetarë tentuan ta sulmojnë me grushte hoxhën, e disa të tjerë u munduan ta mbrojnë. Në përpjekje për të mbrojtur e sulmuar është përdorë edhe një kondak revoleje që ia ka shkaktuar plagë njërit prej qytetarëve.
Madje sipas raportit të Policisë, katër persona e kanë sulmuar imamin, ndërsa tre të tjerë duke e mbrojnë atë, kanë rënë viktimë e dhunës, sa që njëri prej tyre ka marrë një të goditur kondaku të revoles në kokë, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.
“Raportohet se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar, dhe e kanë penguar atë, pastaj tre të dyshuar që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha, dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, njofton Policia.
Viktimës, sipas njoftimit, i është ofruar tretman mjekësor.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles. Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, raporton Policia në portin 24 orësh.























