E mashtroi se do ta punësonte, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
BKT
Kronika

E mashtroi se do ta punësonte, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për mashtrim.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të së mërkurës ka njoftuar se rasti kishte ndodhur më 17 shkurt në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar pasi që kishte mashtruar një grua duke i kërkuar rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte.

Sipas Policisë, e njëjta ia kishte transferuar të hollat përmes bankës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika