08:34 / 22.02.2023
Arrestohen tre të dyshuar për detyrim në prostitucion
E. Hoti/ RTKlive
Dje në orën 18:00 në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra për veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion.
Sipas Policisë, dyshohet se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën e lartcekur duke ofruar lokale për prostitucion.
Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60 euro.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.























