Policia parandalon kontrabandimin e deleve nga Serbia
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia parandalon kontrabandimin e deleve nga Serbia

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Banjë të Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kishin sjellë disa kafshë (dele) në territorin e Kosovës.

Njoftohet se njësitet policore kufitare kanë ndërmarr veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës.

Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor në atë zonë janë larguar në territorin serb.

Lidhur me rastin janë informuar Prokurori i Shtetit, Dogana e Kosovës si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për procedura të mëtutjeshme, ka njoftuar PK.

 Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “ kontrabandim me mallra”.


MË SHUME NGA Kronika