Haradinaj për aksidentin në Ferizaj: Ndihem thellësisht i tronditur
BKT
Foto: Arkive
Kronika

Haradinaj për aksidentin në Ferizaj: Ndihem thellësisht i tronditur

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për aksidentin tragjik të natës së mbrëmshme ku për pasojë humbën jetën katër persona. Haradinaj thotë se është ndjerë i tronditur nga kjo tragjedi që ndodhi mbrëmë.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i AAK-së ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe ka uruar shërim për të lënduarit.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Shtime. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, mbrëmë policia ka konfirmuar se katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në dalje/hyrje të qytetit të Shtimes nga drejtimi i Ferizajt. Togeri Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonine  Ferizajt, deklaroi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën dhe vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai.


MË SHUME NGA Kronika