42 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e dy aktakuza kundër pesëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 19 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit, kundër 21 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 12 personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, e Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.
Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, nëntë prej 42 aktakuzave janë për veprën penale “Dhunë në Familje”.























