Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës
Fadil Sertolli / RTKlive
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
“Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VË Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, mallrat e kontrabanduar përfshijnë: Farmerka , Kampiona {këpurdhë}, Djath, Ajkë dhe Mallra nga tekstili.
“Personi i dyshuar, që rezulton të jetë recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.























