Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

E. H/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jete një grua në Prizren.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten në ora 16:40.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika