23:41 / 24.02.2023
Theret me mjet të mprehtë një person në Prishtinë
V. Th / RTKlive
Është lënduar një person me mjet të mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, personi është dërguar për trajtim mjekësor.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.























