Aksident me fatalitet në Deçan
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Aksident me fatalitet në Deçan

RTKlive

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rastavic të Deçanit.

"Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës", njofton Policia e Kosovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkak të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK.

"Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh", njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika