Arrestohet një person për grabitje në Skenderaj
BKT
Kronika

Arrestohet një person për grabitje në Skenderaj

Sh.Gashi / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 25.02.2023, rreth orës 03:00, në Skenderaj është njoftuar për një rast të grabitjes në një fshat të Skenderajt.

“Sipas informatës një person i maskuar dhe me armë kishte hyrë në shtëpinë e ankuesit ku kishte marrë një çantë në të cilën kishte pasur të holla dhe dokumente personale. I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore. I dyshuari N. B., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar nga ana e policisë. Atij i është sekuestruar një armë tytë shkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti “Grabitje”, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika