Drejtuesi pa patentë ngiste veturën 123 km/h, në zonën e kufizuar, 50 km/h
BKT
Kronika

Drejtuesi pa patentë ngiste veturën 123 km/h, në zonën e kufizuar, 50 km/h

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar një vozitës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 123 km/h.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 123km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se, gjatë verifikimit ka rezultuar që kundërvajtësi drejtuesi i veturës nuk posedonte patentë shofer. Lënda për dy kundërvajtjet i është proceduar në gjykatën kompetente.


MË SHUME NGA Kronika