Arrestohet një person i dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve
BKT
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Sipas njoftimit të policisë bastisja është bërë dje dhe lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshë tё përgjithshme prej 3 kg e 45 gram.

“Dy peshore digjitale, pistoletë me karikator me 3 fishek brenda, pistoletë me njё  karikator me 4 fishek, shtatё fishekë kalibër i panjohur, 150 e dy qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike, dyzet stega plastike, dy rolle me foli plastike, njё rolle foli alumini, para në vlerë prej 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze. Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor, ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Kronika