Kanosi bashkëshorten me vrasje, dërgohet në psikiatri
BKT
Kronika

Kanosi bashkëshorten me vrasje, dërgohet në psikiatri

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi e ka kanosur bashkëshorten  e tij me vrasje.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 19:00 në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike.

Tutje Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.

Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika