Kërkohet paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për fajde
BKT
Kronika

Kërkohet paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për fajde

E. Hoti/ RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të pandehurve për fajde.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, paraburgimi është kërkuar për personat me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H.,të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” .

“Në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Ndryshe Policia e Kosovës sot njoftoi se 15 persona janë arrestuar dje gjatë bastisjes në 21 shtëpi banimi,  dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri.

Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 persona të dyshuar dhe më pas është arrestuar edhe 1 i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave  “Fajdeja dhe  Bashkëkryerja”.

“Si dëshmi  janë sekuestruar: 8 armë të ndryshme me 76 fishekë kalibër i ndryshëm, 2 shufra metalike, DVR, 22 vetura, 2 motoçikleta, 83,995 euro , 16 USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika