Trajtuan në mënyrë të jashtëligjshme të moshuarën, arrestohen 3 persona
BKT
Kronika

Trajtuan në mënyrë të jashtëligjshme të moshuarën, arrestohen 3 persona

B. H. / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj 24 orësh se të premten janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë në Gjilan.

Ata dyshohet se e kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një grua të moshuar. Të dyshuarit kanë improvizuar një “Shtëpi për të moshuar” me qëllim të përfitimit personal dha nga familjarët e të moshuarës kishin marrë 1000 euro në muaj. Ky rast kishte nisur të hetohet nga 10 shkurti.

 “Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër)  kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër  kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim  të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj  kanë paguar 1000 € për muaj. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika