Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim droge
B. H. / RTKlive
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me njësitet tjera dhe ato për reagim të shpejtë, kanë ndaluar një automjet të tipit Mercedes në Magjistralen Klinë-Mitrovicë dhe kanë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë të madhe në bagazh është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjetën 4710 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Prokurori i rastit ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Në lidhje me rastin, janë sekuestruar dëshmitë dhe provat e nevojshme, duke përfshirë automjetin Mercedes, një qese të madhe me 4710 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy telefona celular.























