Dhunohet një grua në Ferizaj
BKT
Kronika

Dhunohet një grua në Ferizaj

E. Hoti/ RTKlive

Një grua ka raportuar në Polici se është dhunuar.

Sipas njoftimit në raportin ditor të Policisë së Kosovës, ankuesja ka raportuar se një burrë e kishte dhunuar atë.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023, 16-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika