09:28 / 06.03.2023
Voziti 111 km/h në zonën 50 km/h, gjobitet motoçiklisti
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka gjobitur një motoçiklitës në Gjakovë me 500 euro. Atij i është ndaluar vozitja për një vit, si dhe i janë shtuar pesë pikë negative, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë gjatë vozitjes.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari në rrugën "Gaspër Karaqi" në Gjakovë, në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ai ka drejtuar motoçikletën me shpejtësi prej 111 km/h.
“Përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një viti, si dhe pesë pikë negative”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.























