Policia në Ferizaj, shqiptoi mbi 1200 gjoba e konfiskoi 21 patentë-shoferë
BKT
Foto: Policia e Trafikut/Arkiv
Kronika

Policia në Ferizaj, shqiptoi mbi 1200 gjoba e konfiskoi 21 patentë-shoferë

RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga data 27 shkurt e deri më 03 mars, ka shqiptuar 1234 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 21 patentë--shoferë për drejtuesit që kanë shkelur rregullat në komunikacion.

Po ashtu sipas njoftimit të policisë, brenda një jave janë raportuar 38 aksidente, prej tyre: 8 me  aksidente me persona të lënduar, ndërsa 30 të tjera me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e policisë nga rajoni i Ferizajt.


MË SHUME NGA Kronika