16:46 / 07.03.2023
Arrestohet një grua për prostitucion
RTK
Është arrestuar një grua në Prishtinë, për shkak të dyshimit se merrej me prostitucion.
Policia njofton se ajo u arrestua në një lokal masazhi. Janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe 35 euro. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia e Kosovës njofton se gruaja u arrestua në një lokal masazhi.























