09:26 / 08.03.2023
Burri që u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan, vdes në QKUK
E. Hoti/ RTKlive
Një burrë është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të marten rreth orës 12:50.
Sipas Policisë, ai është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 është raportuar se ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Rasti mbetet për tu hetuar.























