09:31 / 08.03.2023
Bashkëjetesë nën moshën 16 vjeçare, të dyshuarit ndalen nga Policia
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të bashkëjetesës nën moshën 16 vjeçare në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, rasti është raportuar të martën në ora 09:00.
Policia ka njoftuar se e mitura ka shkuar në Shqipëri me një shtetas të Shqipërisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra penale e lartcekur, e njëjta ka shkuar në Shqipëri me një shtetas të Shqipërisë”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin janë pranuar informacione se të njëjtit janë ndaluar nga Policia Shqiptare.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente dhe është iniciuar si “ Bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçe”.























