Policia në Vushtrri konfiskon një armë
BKT
Foto/ Policia e Kosovës
Kronika

Policia në Vushtrri konfiskon një armë

E. Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë zjarri, pasi një 22 vjeçar me inicialet A.O kishte postuar një video në rrjetin social Tik Tok.

 Sipas njoftimit Policia ka pranuar  informatën se një person në rrjetin social TikTok, kishte postuar një video në të cilën shihej duke shtënë me armë zjarri.

”Njësitet policore menjëherë kanë filluar me veprimet hetimore dhe pas një kohe të shkurtër kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe vendbanimin e tij. Meqë personi i dyshuar A.O., 22 vjeçar, për momentin është jashtë vendit, policia ka komunikuar me prindin e tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar armën e llojit pistoletë. Arma dhe municioni janë konfiskuar dhe do të procedohen në cilësinë e provave material”, thuhet në  njoftimin e policisë. Po ashtu në njoftim thuhet se pas kontaktit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe hetimet do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika