Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy të arrestuar
BKT
Kronika

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka joftuar se dy persona janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rrahje mes disa personave.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në rrugën “Gustav Majer”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë incidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rrahje mes disa personave. Gjatë incidentit një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Gjithasgtu në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë.


MË SHUME NGA Kronika