Aksident në Veternik, vdes këmbësori
Kronika

Aksident në Veternik, vdes këmbësori

RTKlive

Një person ka mbetur i vdekur pas u godit nga vetura në lagjen Veternik të Prishtinës, konfirmon zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Sipas konfirmimit të policisë, vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Ahmeti ka thënë se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.


MË SHUME NGA Kronika