Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me armë
Foto arkiv: RTKlive
Kronika

Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me armë

V. Thaçi / RTKlive

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me urdhër të saj, dje policia ka realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe Prishtinës, i cili ka përfshirë pesë lokacione të ndryshme, ku ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për trafikim me armë.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 20 armë AK-47, 20 karikatorë AK 47, dy automjete, 6 telefona si dhe dokumente relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë të këtij rasti, si dhe të gjitha rasteve të cilat janë në kompetencë të kësaj prokurorie.


MË SHUME NGA Kronika