Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohet një shumë monedhash metalike
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohet një shumë monedhash metalike

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar, me ç’rast janë gjetur 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Në njoftim thuhet se Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

“Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 850 x  2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro

Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),

Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe

Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

 1704 euro monedha metalike (nga dy euro)”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, dhe të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika