22:54 / 15.03.2023
Arrestohet një i mitur në Lipjan, dyshohet për tentim vrasje
E. Hoti/ RTKlive
Një vrasje në tentativë ka ndodhur në qytetin e Lipjanit. Një i mitur është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se u ka shkaktuar lëndime dy personave me një mjet të mprehtë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Lipjan.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Bëhet e ditur se hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.