09:33 / 16.03.2023
Burri në Ferizaj sulmon një grua, ajo vetëmbrohet me thikë
E. H/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua.
Sipas Policisë, gruaja në vetëmbrojtje e ka marrë një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit.
“Të njëjtit, kanë pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.