Ndalohen 7 të dyshuar për keqpërdorim të detyrës në ndërmarrjen “Ambienti"
Kronika

Ndalohen 7 të dyshuar për keqpërdorim të detyrës në ndërmarrjen “Ambienti"

E. Hoti/ RTKlive

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se sot në mëngjes gjatë një operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë .

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.

Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka  urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre  kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Prokuroria Themelore në Pejë thotë se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet.

“Vlen të theksohet se ky proces penal ka filluar si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me prokurorin e shtetit, për çka Prokuroria Themelore e Pejës u është shumë falënderuese”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika