Arrestohet një person për falsifikim, i sekuestrohen rreth 3 mijë euro
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet një person për falsifikim, i sekuestrohen rreth 3 mijë euro

M.Shefkiu/RTKlive

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore -operative nën dyshimin për falsifikim parash, ku sot me datën 16.03.2023 ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës.

“Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1x200 €, 12x100 €, 27x50 €, monedha të metalta 57x1 €, 16x2 €, 37x0.50 €, 45x0.20 €, 24x0.10 € dhe 20x0.05 €”, njofton Policia e rajonit të Gjilanit.

Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara, sipas njoftimit, është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro.

“I dyshuari I. I. është shoqëruar në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim  të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet më tej një njoftim.

Policia e Kosovës, thuhet se mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend.


MË SHUME NGA Kronika