Vodhën, arrestohen, lirohen
Foto: Ilustrim
Kronika

Vodhën, arrestohen, lirohen

J.M/RTKlive

Policia njofton se në fshatin Desivojcë të Kamenicës, mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një vjedhje e rëndë në shtëpinë e një shtetasi.

Një ditë më vonë, të enjten, janë identifikuar tre të dyshuarit të cilët me forcë kishin hyrë në shtëpi, duke vjedhur vegla pune të llojeve të ndryshme.

Policia deklaron se sendet e vjedhura janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika