Policia në Mitrovicë i konfiskon një armë një 18 vjeçari
Kronika

Policia në Mitrovicë i konfiskon një armë një 18 vjeçari

RTKlive

Gjatë natës njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar një armë zjarri.

Policia e Kosovës njofton se konfiskimi i armës nga i dyshuari është realizuar në rrugën “Ibri” në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur në posedim dhe i është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar R. F.,18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti  pas intervistimit  me urdhër të prokurorit  është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

Bëhet e ditur se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.


MË SHUME NGA Kronika