Një femër akuzon kolegun për dhunim nën ndikim të narkotikëve
Kronika

Një femër akuzon kolegun për dhunim nën ndikim të narkotikëve

RTKlive

Një femër ka raportuar në polici, mbrëmë në Fushë Kosovë, për kanosje dhe dyshim se është dhunuar nga kolegu i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.  

Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika