09:41 / 20.03.2023
Theret me thikë një person në Ferizaj
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshje që ka pasur me një person tjetër.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është nën hetime.