11:23 / 21.03.2023
Pesë të arrestuar për dhunë në familje
RTKlive
Janë arrestuar pesë meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht familjarët e tyre.
Sipas policisë dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të katër nga të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Raste kanë ndodhur në Lipjan, në Fushë Kosovë, një në Gjilan ku i dyshuari përveç bashkëshortes ka sulmuar edhe fëmijët e tij, një në Shtërpcë dhe një Gjakovë i cili nën ndikim të substancave narkotike, kishte sulmuar fizikisht si dhe kishte kanosur nënën e tij.
Kurse në Prishtinë viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.