08:53 / 22.03.2023
Suharekë, arrestohet i dyshuari, dhunon një femër të mitur
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur në rajonin e Suharekës.
“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.
Mediat raportojnë se i dyshuari është i moshës 35 vjeçare ndërsa viktima 15 vjeçe.