09:42 / 22.03.2023
E moshuara gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjakovë
E. Hoti/ RTKlive
Një e moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh, se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Gjakovë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.