Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale  ‘Lëndim i rëndë trupor ’
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale  ‘Lëndim i rëndë trupor ’

E. Hoti/ RTKlive

Policia  në Vushtrri ka arrestuar dy  persona të dyshuar  për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person tjetër i cili ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, dy të dyshuarve,  me vendim të prokurorit  u është caktuar masa e ndalimit policor.

Më tej bëhet e ditur se ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetime ne drejtim të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor “ dhe “ Asgjësim, dëmtim i pasurisë”.


MË SHUME NGA Kronika