09:36 / 24.03.2023
Vrasje në tentativë në Leposaviq, rasti po hetohet
E. Hoti/ RTKlive
Një person është paraqitur në stacionin policor Leposaviq, ku ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar ka marrë lëndime në kokë dhe këmbë, teksa është dërguar për trajtim mjekësor.
Përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
“Leposaviq 23.03.2023-05:20. Viktima mashkull kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar”, është thënë në raport.
Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentative”, ndërsa është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.