Gjendet një person i vdekur në Dumnicë të Podujevës
Kronika

Gjendet një person i vdekur në Dumnicë të Podujevës

RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në orët e pasditës është gjetur një person pa shenja jetë në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

“Aktualisht zyrtarët policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka shtuar ajo.


MË SHUME NGA Kronika