Hajvali, plagoset një person me armë zjarri
BKT
Kronika

Hajvali, plagoset një person me armë zjarri

RTKlive

Sot rreth orës 17:00 një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka konfirmuar se  nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuat (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe  sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”,  ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika