Djali ushtron dhunë ndaj babait, i demolon edhe zyrën
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prizren pasi që në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë në familje.
Sipas njoftimit policor, ai ka demoluar edhe një zyrë që gjendej brenda shtëpisë, pronë e babait të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka veprën e cekur, duke demoluar një zyrë që gjendej brenda shtëpisë-pronë e ankuesit mashkull kosovar, babait të tij”,deklaron policia.
Në raportin e policisë thuhet se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël substancë narkotike 0.7 gramë marihuanë dhe 0.3 gramë heroinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “Dhunë në familje “























