09:44 / 27.03.2023
Një vajzë e mitur dhunohet në Mitrovicë
J.M/RTKlive
Një person është arrestuar në Mitrovicë të shtunën, pasi dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur”, deklaron policia.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Në raportin e policisë thuhet se më lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “dhunim”.























