Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri
BKT
Kronika

Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri

E. Hoti/ RTKlive

Një burrë nga fshati Reznik i Vushtrrisë ka njoftuar Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është zhdukur nga shtëpia.

Sipas ankuesit, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia me datën 25 mars në ora  12:00, dhe se deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet.

“Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet”, deklaron policia.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika