10:45 / 27.03.2023
Dyshohet se goditi qëllimshëm me veturë një person, arrestohet i dyshuari
E. Hoti/ RTKlive
Një person është arrestuar në Drenas për arsye se i njëjti dyshohet se kishte goditur qëllimisht me veturë një person tjetër të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Në njoftimin policor njoftohet se, sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Tutje thuhet se rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.























