Policia lokalizon të dyshuarin për plagosjen në Hajvali
E. H/ RTKlive
Një person është plagosur dje rreth orës 16:00 në fshatin Hajvali të Prishtinës pas një përleshje në mes të dy familjeve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka lokalizuar një person i cili dyshohet se ka kryer plagosjen. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur”, deklaron Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë.
“Ndërkaq revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sipas Policisë, i dyshuari tjetër i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
“ I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.
Tutje thuhet se rasti vazhdon të hetohet.























