Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale  ‘Dhunimi’
Kronika

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale  ‘Dhunimi’

F.Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të mërkurën nё stacionin Policor Klinё ka ardhur prindi i viktimës, dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij (tё mitur).

“Ankuesi deklaron se vajzën e ka kёrkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Tutje thotë Policia se pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.

“Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika